Ballina Argëtim Kuriozitete VIDEO tronditëse: Avioni përfshihet nga flakët dhe bie në tokë

VIDEO tronditëse: Avioni përfshihet nga flakët dhe bie në tokë

Janë publikuar momentet e fundit kur një aeroplan me pasagjerë në bord  rrëzohet në tokë. 

Sipas mediave të huaja, aeroplani Convair CV-340 pësoi lëkundje të fuqishme para se të binte në mënyrë të pakontrolluar  në Pretoria, Afrikën e Jugut. 

Në pamjet e filmuara me një iPhone nga një pasagjer i tmerruar do të shikoni se motori i majtë I avionit përfshihet nga flakët. 

Gjithashtu, pamjet në fjalë thuhet se tregojnë aeroplanin që fluturon rrezikshëm mbi shtëpitë, para se të godasë tokën, me një përplasje të fuqishme. 

Më pas dëgjohen vetëm zërat, duke përfshirë ata të rënkimit të të lënduarve të cilët thirrin për ndihmë. 

Si pasojë e aksidentit dy persona gjetën vdekjen dhe rreth 20 të tjerë pësuan lëndime në rrëzimin e ndodhur më 10 korrik. (TemA) 

@tn.lajmelokale
@tetovanews