Ballina Argëtim Kuriozitete VIDEO tronditëse: Adoleshentet torturojnë foshnjën me pistoletë elektrike

VIDEO tronditëse: Adoleshentet torturojnë foshnjën me pistoletë elektrike

Një video rrëqethëse që është shpërndarë në Snapchat tregon momentin kur tre adoleshente torturojnë një foshnje me pistoletë elektrike.

Më pas adoleshentet nga Arkansasi, SHBA u arrestuan nga policia.

Kjo pasi autoritetet i janë përgjigjur telefonatës kur në spitalin u trajtua një foshnje për keqtrajtim.

Aty policia mori në pyetje Elyssa Watkins, nënën e njëvjeçares Carrigan e cila shfaqet në videon e Snapchat-i duke u torturuar nga tri adoleshentet, të cilat madje qeshnin me të teksa e godisnin me pistoletë elektrike.

Watkins u ka thënë policisë se treshja e adoleshenteve janë përgjegjëse për gjendjen e vajzës së saj, dhe pasi analizuan pamjet identifikuan dhe arrestuan vajzat.

Për fat të mirë vogëlushja nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews