Ballina Aktualitet Shqipëri Si u shkatërrua Dibra dhe Librazhdi nga tërmeti më i fuqishëm në...

Si u shkatërrua Dibra dhe Librazhdi nga tërmeti më i fuqishëm në historinë e vendit, viti 1967 (VIDEO)

Shqipëria është shkundur sot nga një tërmet i fuqishëm 5 ballë.

Lëkundja ka qenë aq e fortë sa ka alarmuar njerëzit të cilët kanë dalë të tmerruar nga shtëpitë, kafenetë dhe zyrat ku punonin.

Epiqendër e tërmetit ka qenë fshati Perlat në zonën e Shijakut.

Por një nga tërmetet më të rënda në historinë e vendit tonë është ai i 30 nëntorit të vitit 1967.

Ky tërmet do të prekte më së shumti Dibrën dhe Librazhdin, duke shkatërruar 177 fshatra dhe duke lënë pas 12 viktima e më shumë se 170 të plagosur.

Pamjet filmike të dokumentarit të Kinostudios tregojnë jo vetëm pasojat e tërmetit por edhe mobilizimin e popullatës për të kapërcyer vështirësitë e krijuara. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews