Ballina Argëtim Kuriozitete VIDEO shokuese: Burri i thyen xhamin e makinës dhe i merr vajzën...

VIDEO shokuese: Burri i thyen xhamin e makinës dhe i merr vajzën ish gruas së tij

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur një baba shkatërron xhamin e parmë dhe dritaren anësore të një makine për të marrë vajzën e tij nga automjeti i ish gruas.

Video tregon grindjen e dhunshme mes çiftit të divorcuar e cila ndodhi në një park makinash në qytetin e Naberezhnye Chelny në Rusi.

Një mik i nënës, i cili është ulur në vendin e pasagjerëve, filmon babanë e ndezur që qëndron para automjetit dhe thyen xhamin e makinës së ish gruas së tij.

Më pas babai hap derën e pasme të automjetit dhe merr në krahë vajzën nga makina e nënës së saj. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews