Ballina Sport VIDEO: Shkëndija e Tetovës bën një hap drejt historisë, Ibraimi vendos duelin...

VIDEO: Shkëndija e Tetovës bën një hap drejt historisë, Ibraimi vendos duelin e parë

Shkëndija e Tetovës ka bërë hapin e parë drejt kalimit në turin e tretë të Ligës së Kampioneve, duke fituar në Shkup ndeshjen e parë kundër Sherifit të Tiraspolit me rezultatin 1-0.

Kuqezinjtë e Tetovës kanë bërë detyrën duke marrë një fitore minimale që i vendos në pozita të kënaqshme për kalimin e turit, në një ndeshje ku duhet theksuar se u panë dy pjesë krejtësisht të ndryshme.

Në pjesën e parë, tetovarët dominuan dhe krijuan shumë raste për shënim, pasi gjenin hapësira mes mbrojtjes kundërshtare.

Goli i avantazhit i Ibraimit me goditje dënimi ishte mëse i merituar, ashtu siç do të kishte qenë i dyti nëse Stenio Zhunior nuk do të kishte goditur shtyllën me gjuajtjen e tij me kokë.

Por në fraksionin e dytë të lojës, ishin miqtë ata që diktuan ritmin dhe krijuan shumë raste para portës së Zahov.

Disa pritje të këtij të fundit si dhe pasaktësia para portës e sulmit kundërshtar bëri që Shkëndija të mbyllte pa pësuar gol këtë sfidë, ku vuajti shumë deri në vërshëllimën kundërshtare pasi i la thuajse plotësisht iniciativën ekipit moldav.

Javën tjetër, skuadra e Osmanit duhet të mendojë si të mbyllë pikërisht këto probleme në mbrojtje, pasi me një paraqitje si ajo e pjesës së dytë, do ta ketë të vështirë t’i afrohet një kualifikimi historik në turin e tretë të turneut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews