Ballina Argëtim VIDEO/ “Sheqer-sheqer”, skeçi i viteve ’80-të që e bëri të famshëm Fadil...

VIDEO/ “Sheqer-sheqer”, skeçi i viteve ’80-të që e bëri të famshëm Fadil Hassan në gjithë Shqipërinë

Fadil Hasa, një prej emrave të mëdhenj të humorit shqiptar, dha frymën e fundit këtë të hënë në moshën 78-vjeçare. Ai është pjesë e atij zinxhiri të ikurish nga kjo botë nga arti skenik shqiptar nën komunizëm, që edhe pse nën presion ideologjik, arritën të përçojnë një cilësi arti që sot vështirë se haset. Sidomos humori.

Kjo gjini ka qenë më e çliruar nga vargonjtë ideolgjikë, e për këtë arsye ka qenë dhe pak e “rrezikshme” në temat e zgjedhura për të qeshur. Një humor të tillë “me spec” ishte ai i Estradës së Fierit me libretet e Pëllumb Kullës, që në në mesin e viteve ’80 arriti kulmet.

Po në këto vite do afirmohej dhe Fadil Hasa, ku ngjashëm si Fieri e ngjashëm si Pëllumb Kulla, Estrada e Durrrësit do kishte një galop produktesh skenike nën libretin dhe regjisurën e Haxhi Ramës nga më mbresëlënëset.

Dhe ai skeç që e bëri të famshëm Fadil Hasën, do ishte “Sheqer apo kripë?”, në rolin e Lushit.

Sot është rasti për t’u kujtuar kjo perlë e humorit shqiptar, e padyshim me lojën brilante të Fadil Hasës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews