Ballina Argëtim Kuriozitete VIDEO: Ndërtohet xhamia e lëvizshme në Japoni

VIDEO: Ndërtohet xhamia e lëvizshme në Japoni

Kompania për ngjarjet sportive dhe kulturore në Tokio ka realizuar xhaminë e lëvizshme.

Një kamion shfaqet para stadiumit së ngjarjeve kulturore ku shkruhet: “Mirë se vini në xhaminë e lëvizshme!”, uron kompania për ngjarjet sportive dhe kulturore në Tokio.

Kryeqyteti japonez po përgatitet për Olimpiadën Verore 2020 dhe xhamia e lëvizshme është një prej risive të këtij aktiviteti të madh të sportit botëror.

Yasuharu Inoue, drejtor ekzekutiv i projektit, tha se mundësia që mos kishte vendfalje të mjaftueshme për besimtarët myslimanë gjatë lojërave ishte një informacion alarmues për vendin e tyre. Xhamitë e lëvizshme të kompanisë së tij kanë mundësinë për të udhëtuar në vende të ndryshme olimpike, nëse është e nevojshme.

“Si një vend i hapur dhe tolerant, ne duam të ndajmë idenë e mikpritjes japoneze për dhe me muslimanët”, tha Inoue kohët e fundit.

Xhamia e parë lëvizshme u prezantua më parë këtë javë në stadiumin Toyota në qytetin me të njëjtin emër, i cili është edhe selia e Toyota-s.

@tn.lajmelokale
@tetovanews