Ballina Lajme Rajoni Vettingu, Basha: U sabotua në nisje nga mazhoranca. Standarde të dyfishta

Vettingu, Basha: U sabotua në nisje nga mazhoranca. Standarde të dyfishta

Në deklaratën për gazetarët ku dha disa propozime për zgjedhjen e situatës së krijuar në sistemin e drejtësisë, Basha u pyet edhe për Vettingun, për të cilin u shpreh se është sabotuar që në nisje nga mazhoranca.

Më tej, ai u shpreh se ky proces ka rezultuar me standarde të dyfishta.

“1. Po ecën ngadalë sepse mazhoranca e reduktoi me 40 përqind buxhetin dhe personelin. Ne e kërkuam, po ata e ndërprenë. Procesi është sabotuar në nisje nga mazhoranca. Ata mbyllën sytë dhe veshët.
2. Është kritikuar qartë nga ONM për raste të veçanta dhe kritikat nuk janë marrë parasysh.
3. Rezulton me standarde të dyfishta.
4. Mazhoranca e ka kapur plotësisht”, tha Basha./Tch/

Loading...