Ballina Bota Vendet me shkallën më të ulët të krimit, ja 10 shtetet më...

Vendet me shkallën më të ulët të krimit, ja 10 shtetet më paqësore në botë

Indeksi Global i Paqes ka zbuluar listën me vendet më të sigurta në botë – listë e cila i rendit shtetet në bazë të asaj se sa paqësore janë.

Raporti, i cili është publikuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, i ka vlerësuar 163 shtete duke i analizuar 23 faktorë të ndryshëm, përfshirë shkallën e vrasjeve, terrorin politik, dhe vdekjet nga konfliktet e brendshme.

Për të 11-in vit me radhë, shteti i pjesës veriore të Evropës, Islanda, është renditur prapë në maje të listës si shteti më i sigurt në botë.

Islanda është shtëpi e 300,000 banorëve dhe ka një shkallë krimi tejet të ulët me vetëm 1.8 vrasje për 100,000 njerëz në vit.

Pjesa tjetër e listës janë kryesisht shtete perëndimore, ndonëse përfshihen edhe disa shtete të zhvilluara aziatike.

Sidoqoftë, kjo është lista me dhjetë shtetet më paqësore në botë:

1: Islanda

2: Zelanda e Re

3: Austria

4: Portugalia

5: Danimarka

6: Kanada

7: Republika Çeke

8: Singapori

9: Japonia

10: Irlanda

@tn.lajmelokale
@tetovanews