Ballina Aktualitet Lajme Uruguai-Francë dhe Brazil-Belgjikë, çerekfinale “zjarri!

Uruguai-Francë dhe Brazil-Belgjikë, çerekfinale “zjarri!

“Rusi 2018” tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë dhe rrethi i pretendentëve është ngushtuar në vetëm 8 skuadra, të cilat do të përplasen në fazën çerekfinale.

Emocionet e sfidave çerekfinale do të nisin këtë të premte, në orën 16:00, në “Nizhni Novgorod”, ku Franca përballet me Uruguain, në një duel të luftuar, ku edhe pse nisen si favoritë “gjelat” nuk mund të marrin asgjë si të mirëqenë.

Pas entuziazmit për eliminimin e Argjentinës dhe paraqitjen e shkëlqyer të djaloshit të artë Kilian Mbappe, skuadra e Deschamps është një prej kandidateve për titullin botëror, ndërsa në favor të tyre është edhe dëmtimi i Edinson Cavanit, një prej “yjeve” të Uruguait, që rrezikon të mos luajë. Vëmendja kryesore në këtë sfidë shkon për talentin e bluve Kylian Mbabe, që është lojtari i dytë më i ri që ka shënuar në historinë e Botëorit, pas të madhit Pele.

Statistikat e përplasjeve direkte nuk flasin në favor të Francës, që ka fituar 1, barazuar 4 dhe humbur 3 herë ndaj Uruguait, me golaverazh të përgjithshëm 4/8. Në takimet që i përkaisn finaleve të Botërorit Franca nuk ka fituar asnjë ndeshje, duke barazuar 2 dhe humbur 1 herë.

Mbrëmja e së premtes do të ofrojë emocionet e një tjetër supersfide, të asaj mes Brazilit dhe Belgjikës, në orën 20:00, në Kazan. Në letër kjo cilësohet ndeshja më e bukur e kësaj faze, ndërmjet dy prej skuadrave më të talentuara të Kupës së Botës.

“Seleçao” nuk pëson gol prej ndeshjes së parë në grupe ndaj Zvicrës dhe mund të mbështetet te klasi i Neymar, ndërsa përfaqësuesja belge kaloi me sukses testin e vështirë ndaj Japonisë, ku me përmbysjen e rezultatit, duke shënuar tre gola, tregoi forcë dhe karakter.

Brazili është një skuadër shumë e ekuilibruar, aq sa në 9 ndeshjet e fundit në 8 raste nuk ka pësuar gol. Dhe në 10 përballjet e fundit me skuadrat europiane nuk është mundur asnjëherë, duke fituar 8 dhe barazuar në vetëm 2 raste(gazeta-Shqip.com)

@tn.lajmelokale
@tetovanews