Ballina Argëtim Kuriozitete U gjet pa kokë, pas 11 vitesh zgjidhet misteri

U gjet pa kokë, pas 11 vitesh zgjidhet misteri

Falë teknologjisë së ADN-së, ekspertët kanë mundur që të identifikojnë një burrë, trupi i të cilit u gjet 11 vjet më parë në breg të detit, pa kokë. Joe Reilly u gjet në plazhin e Rockmarshall, Louth të Irlandës në Qershor të vitit 2007. Ai rezultonte i zhdukur që prej Janarit të atij viti.

Reilly nuk kishte lënë asnjë gjë në shtëpi, duke bërë që të tjerët të besonin se po zhvendosej dhe nuk ekzistonte asnjë provë që të sugjeronte se kishte ndodhur një krim. Por ishte Dhjetori i vitit 2017, kur avancimet shkencore çuan në identifikimin e 50-vjeçarit nga Dublini.

Historia e tij u bë e njohur pas konkluzioneve të një hetimi gjyqësor, ku u sqarua gjithashtu se nga ekspertiza mjekoligjore nuk ishte përftuar asnjë e dhënë që të tregonte traumë në trupin e viktimës dhe shkaku i vdekjes nuk mund të përcaktohej.

Autoritetet morën mostra të ideve të tij dhe i identifikuan pasi i krahasuan me profilin e ADN-së së viktimës dhe ato të vëllezërve të tij.

Ekspertët u shprehën të bindur se trupi i përkiste Joe Reilly dhe rrëfyen se në kohën kur ishte gjetur, me teknologjinë e atëhershme ishte tejet e vështirë që të krahasohej profili i ADN-së me të afërmit e viktimës.

Reilly vdiq më 4 Qershor të vitit 2007 në plazhin Rockmarshall dhe shkaku i vdekjes së tij ishte i pamundur për t’u përcaktuar. Ai nuk kishte qenë i martuar dhe për 15 vjet kishte jetuar në Londër, ku drejtonte biznesin e tij. Më pas ishte rikthyer në Dublin, në vitin 1990.

@tn.lajmelokale
@tetovanews