Ballina Sport Trajneri i Kroacisë i frikësuar përpara finales: Askush si ne, zhvilluam 8...

Trajneri i Kroacisë i frikësuar përpara finales: Askush si ne, zhvilluam 8 ndeshje në Botëror

Kroacia do të përballet ndaj Francës, në finalen e Botërorit të Rusisë.

Megjithatë përmbushja e misionit të kroatëve në këtë turne, do të jetë e vështirë jo vetëm për emrin e kundërshtarit që ka përballë, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhet përfaqësuesja ballkanike.

Vetë trajneri i Kroacisë, Daliç, shprehet se një detaj i tillë mund të bëj edhe diferencën në këtë turne, pasi futbollistët e tij kanë luajtur 8 ndeshje në Rusi, më shumë se të gjithë.

Kjo për shkak se kroatët i kanë kaluar të gjitha fazat e tjera falë minutave shtesë, ndërsa energjitë e tyre duken tashmë të konsumuara.

“Ne jemi e vetmja skuadër që do të luajmë 8 ndeshje. Në pamje të parë, Franca është më e freskët, sepse kishte edhe një ditë më tepër se në për t’u qetësuar, megjithëse nuk ka vend për justifikime. Besoj se ne kemi energjitë dhe motivimin e duhur për ta kthyer situatën në favorin tonë”, ka thënë Daliç.

@tn.lajmelokale
@tetovanews