Ballina Aktualitet Rajoni Tjetër tërmet i fortë lëkund Shqipërinë, mbi 40 tërmete gjatë ditës

Tjetër tërmet i fortë lëkund Shqipërinë, mbi 40 tërmete gjatë ditës

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë, ndërsa lëkundjet vazhdojnë. Tërmeti i radhës me magnitudë 4.8, u regjistrua 13:24 minuta, i shoqëruar me të tjera lëkundje më të vogla. Tërmeti ka një thellësi prej 10 km dhe është regjistruar rreth 30 km larg Tiranës. Mbi 40 tërmete janë regjistruar gjatë ditës së sotme dhe nuk dihet edhe se sa tërmete të tjera do të ndodhin. Tërmetet kanë shkaktuar çarjes të dhjetëra banesave në vend, ndërsa nuk janë përllogaritur ende dëmet e plota.

@tn.lajmelokale
@tetovanews