Ballina Aktualitet Lajme TETOVË, 379 AKSIDENTE PËR GJASHTË MUAJ, SHUMICA NGA VOZITJA ME SHPEJTËSI TË...

TETOVË, 379 AKSIDENTE PËR GJASHTË MUAJ, SHUMICA NGA VOZITJA ME SHPEJTËSI TË MADHE

Gjatë gjashtë mujorit të kaluar,kanë ndodhë 379 aksidente. Gati se një e treta nga numri i përgjithshëm të 379 aksidenteve, gjegjësisht 113 aksidente kanë ndodhur si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë, 74 aksidente për shkak të kryerjes së veprimeve të paregullta në rrugë, deri sa 28 aksident janë shakaktuar nga kafshët në të shumtën e rasteve nga qentë endacak, më së shumti në autostradën Gostivar-Tetovë Shkup.

Më shum aksidente në këtë periudhë kanë ndodhur prej ora 12.00 deri ora 20.00 edhe atë 161 aksidente, gjatë ditëve e dielë, e hënë, dhe e enjte, 204 aksidente, gjithashtu në vendet ku më së shpeshti ndodhin aksidentet janë rrugët nëpër vendbanime edhe atë 263 aksidente.

Në periudhën për të cilën bëhet fjalë, janë regjistruar 60 dalje ( fluturime) nga rruga, në 51 aksidente pjesmarës kanë qenë edhe vetura të parkuara, në 16 aksidente motoçikletat, në 10 aksidente biçikletat si dhe 38 aksidente këmbësorët.

Më të shpeshta edhe gjatë këti viti janë aksidentet nëpër rrugët e Tetovës, dhe atë 191 aksidente, ku në rend të parë janë bulevardet e ,,Ilindenit,, ,,Vidoje Smilevski Bato,, ,,Blagoja Toska,, rruga 29-Nëntori etj, si dhe rruga rajonale Tetovë-Pirok me 77 aksidente.

@tn.lajmelokale
@tetovanews