Ballina Aktualitet Lajme Të premten vendim gjyqësor për “Trust” dhe Sead Koçan

Të premten vendim gjyqësor për “Trust” dhe Sead Koçan

Përfundoi gjykimi për rastin “Trust”. Të akuzuarit Sead Koçan, Vasilie Aviroviq dhe Safet Vatiq, thanë se nuk ndjehen fajtorë. Vendimin për këtë rast të Prokurorisë Speciale gjykata do ta kumtojë të premten.

PSP kërkoi tre të akuzuarit të dënohen, ndërsa kompanitë Transmet dhe Nemetali Sileks përmes konfiskimit në buxhetin e shtetit të kthejnë 17 milionë euro. Sipas aktakuzës, ata kanë formuar Konsorcium dhe me dokumente te falsifikuara kanë fituar tender për gërmim në “REK Bitolla”.

Për këtë vepër sipas PSP-së, dënimi minimal është 5 vjet burg.

@tn.lajmelokale
@tetovanews