Ballina Teknologji Të ardhurat e Microsoft thyejnë pritshmëritë e analistëve

Të ardhurat e Microsoft thyejnë pritshmëritë e analistëve

Produkti azure pati rritje të ardhurash prej 89% në tre mujorin që u mbyll më 30 qershor.

Rritja e fundit e Microsoft ka ardhur si rezultat i biznesit cloud.

Aksionet e kompanisë janë rritur me 180% që kur Satya Nadella erdhi në drejtim të kompanisë në 2014-ën. Vlera e Microsoft tashmë ka arritur 800 miliardë dollarë gjatë këtij muaji.

Azure zë 16% të infrastrukturës globale cloud, i dyti më i madhi në botë pas Amazon.

Të ardhurat nga Office 365 u rritën me 13.1% në 9.67 miliardë dollarë. Edhe nga të ardhurat nga Linkedin shënuan rritje me 37% ndërsa biznesi Dynamics 365 u rrit me 61%.

Në terësi kompania postoi 30.09 miliardë dollarë të ardhura, ose 17.5% më shumë sesa një vit më parë. Sakaq fitimi ishte në vlera e 8.87 miliardë dollarëve. /CIO Albanian/

@tn.lajmelokale
@tetovanews