Ballina Aktualitet Kosovë Sot i jepet lamtumira e fundit veprimtarit Adem Demaçi

Sot i jepet lamtumira e fundit veprimtarit Adem Demaçi

Këshilli Organizativ i ceremonisë së varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, ka njoftuar se ceremonia do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 08:30.

Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë, nga ora 11:00, kurse varrimi bëhet në ora 12:00 – raporton portali kosovar Telegrafi.

Ceremonia parashikon nderimet më të larta shtetërore.

Përveç krerëve shtetërore dhe institucionalë të Kosovës, pritet të marrin pjesë edhe politikanë nga Shqipëria.

Demaçi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, të enjten, më 26 korrik, në shtëpinë e tij në Prishtinë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews