Ballina Argëtim Kuriozitete Skenë apokaliptike nga Tajvani, mijëra peshq hidhen në anijen e peshkimit (VIDEO)

Skenë apokaliptike nga Tajvani, mijëra peshq hidhen në anijen e peshkimit (VIDEO)

Një këtë video që u bë virale në internet mund të shohim dhjetëra mijëra peshq që kërcyen në anijen e peshkimit, kurse këtë skenë shumë njerëz e kanë quajtur apokaliptike

Ashtu si çdo ditë, peshkatari Lu Xhingvai nga Tajvani u nis për peshkim nga porti Kilung Bisha dhe shpejt përjetoi një skenë të papërshkrueshme. Peshqit filluan të hidhen nga uji në varkë.

“Ishte e frikshme. Peshqit me sulmuan”, tregoi 31-vjeçari Lu, i cili videon e publikoi më vonë në Facebook, duke e përshkruar detin si ujë të valuar nga ku sardelet filluan të iknin.
Lu, në bisedën për “Mejl onlajn” sqaroi se peshqit në fakt iknin, po jo nga uji i nxehtë, por nga grabitqarët.

“Dy ditë para kësaj ngjarjeje kam parë tre deri në pesë barakuda të gjata deri në një metër që notonin përfundi anijes. Mendoj se këto ditë është sezoni i tyre i gjuetisë”

Ndërsa peshkatarët e tjerë do të ishin me fat që sardelet të kërcejnë vetë në anijet e tyre, Lu thotë se bëri gjithçka që t`i kthejë në ujë.

Video e publikuar në internet shkaktoi reagime të bujshme, ndërkohë që disa e kanë përshkruar si të frikshme, të tjerë e kanë quajtur apokaliptike./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews