Ballina Argëtim Jetë & Stil Shqiptaret “pushtojnë” VMA-në, nominohet edhe Bebe Rexha

Shqiptaret “pushtojnë” VMA-në, nominohet edhe Bebe Rexha

Vajzat shqiptare nuk kanë të ndalur.

Treshja e cila po na bënë të mburremi me to, çdo ditë e më shumë, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, janë nominuar sivjet për çmimet prestigjioze “MTV Video Music Awards”, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Dua është ajo e cila i ka marrë 3 nominime në kategoritë, “Kënga më e mirë e vitit” për hitin “New Rules”, “Best Dance” për këngën “One Kiss” dhe “Koreografia më e mirë” për këngën IDGAF.Rita konkurron krahas saj në kategorinë “Best Dance” me këngën “Lonely Together” si dhe me të njëjtin projekt është nominuar edhe në kategorinë “Efektet më të mira në klip”, si dhe Bebe Rexha kryeson në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” me “Ment to be”, një projekt i përbashkët me grupin e muzikës country “Florida Georgia Line”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews