Ballina Aktualitet Shqipëri Shqiptarët pushojnë jashtë, të huajt vijnë në Shqipëri (VIDEO)

Shqiptarët pushojnë jashtë, të huajt vijnë në Shqipëri (VIDEO)

Të huajt po zgjedhin gjithnjë e më tepër Shqipërinë për të kaluar pushimet, ndërsa vetë shqiptarët po largohen jashtë shtetit.

Qershorin e këtij viti, sipas Institutit të Statistikave rreth 496 mijë turistë vizituan vendin tonë. 13.3 % më shumë se Qershorin e vitit të kaluar. Vizitorët nga Maqedonia kanë pësuar rritjen më të madhe me 58.3% ndërsa turistët nga Anglia kanë pësuar rënie me 10.9%.

Sa i përket gjashtë muajve të parë të vitit, INSTAT vë në dukje se fluski i turistëve u rrit me 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kryesojnë polakë,t pas tyre vijnë maqedonasit, gjermanët e grekët.

Rritje të numrit me 7.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017 kanë shënuar dhe shqiptarët që kanë dalë jashtë vendit për të pushuar. Rreth 411 mijë persona, sipas Institutit të Statistikave të cilët kryesisht tërhiqen nga Turqia dhe Greqia. Sa i përket gjashtë muajve të parë të vitit, krahasuar me një vit më parë  rritja është përllogaritur 5.9 %./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews