Ballina Sport Shkëndija kalon në raundin e tretë të Champions

Shkëndija kalon në raundin e tretë të Champions

Skuadra e Shkëndijës u kualifikua në turin e tretë të Ligës së Kampionëve, pasi që eliminoi skuadrën e Sherif Tiraspollit, me rezultat të përgjithshëm 1-0. Mjaftoi goli i Besart Ibraimit nw sfidwn e parw nw Shkup për skuadrën kuqezi, pasi që ndeshja e kthimit në Moldavi, u mbyll me barazim dhe pa gola. “Kuqezinjët” nga minuta e parë kontrolluan lojën e vendasve, të cilët nuk kishin shumë raste për të shënuar gola, përfshi këtu edhe disa tentimeve që ishin vetëm goditje nga distanca, por jo edhe për të mposhtur portierin Zahov. Tani Shkëndija do të duhet të fillojë operacionin e raundit të tretë të Ligës së Kampionëve, ku takohet me skuadrën e Salzburgut. Edhe në rast se eliminohet në këtë raund, Shkëndija e ka të siguruar plej offin në Ligën Evropa dhe mundësinë që të luajë në grupe në këtë kompeticion. Sfida e parë mes Salzburgut dhe Shkëndijës do të zhvillohet më 8 gusht në stadiumin e Salzburgut në Austri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews