Ballina Sport Shkëndija e motivuar për ta kaluar edhe Sheriffin në Champions

Shkëndija e motivuar për ta kaluar edhe Sheriffin në Champions

Shkëndija është e motivuar maksimalisht para duelit të sontëm ndaj ekipit Sheriff, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan sot gazeta Zëri.

Kuqezinjtë e kaluan me mund të madh rrethin e parë pasi humbën 4:0 në ndeshjen e kthimit nga ekipi The New Saints, derisa lojën e parë e kishin fituar 5:0 në shtëpi.

Tash ekipi tetovar synon ta dominojë skuadrën moldave, e cila në të kaluarën kishte regjistruar rezultate të kënaqshme në garat evropiane.

Dueli i parë do të zhvillohet sonte në Shkup, duke filluar në orën 20:15.
Tetovarët synojnë rezultat të favorshëm dhe mundësisht fitore të thellë në shtëpi, për ta menaxhuar më pas atë në lojën e kthimit.

Në rast të kualifikimit në rrethin e tretë kualifikues Shkëndijën e pret një punë e vështirë pasi do të kishte punë me klubin e njohur austriak, Red Bull Salzburg, i cili sezonin e kaluar kishte shkuar deri në gjysmëfinale të Europa Leagues.

Ndërkaq, në rast të eliminimit eventual nga Championsi, skuadra tetovare do t’i vazhdojë garat evropiane, por në Europa League, rrethi i tretë, ku do të ballafaqohej me FC Santa Coloma ose Valur Reykjavik./zeri/

@tn.lajmelokale
@tetovanews