Ballina Kronika Shfrytëzim prostitucioni, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Shfrytëzim prostitucioni, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Katër shqiptarë janë arrestuar në Asti të Italisë për shfrytëzim prostitucioni. Të arrestuarit janë 3 burra dhe një grua. Ndërsa 6 shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimet ndaj shqiptarëve nisën në vitin 2016, pas denoncimeve të bëra nga disa prostituta. Këto të fundit kishin denoncuar se ishin kërcënuar me vdekje nga një grup i madh njerëzish të përshkruar si shqiptarë.

Policia italiane thotë se janë gjetur rreth 40 gra të shfrytëzuar për prostitucion, të moshave rreth 30 vjeç. Disa prej tyre janë nga Shqipëria, kanë thënë autoritetet italiane. Hetimet dhe përgjimet kanë treguar se një prostitutë e grupit të shqiptarëve merrte 500-600 Euro për një natë. Gruaja shqiptare e arrestuar kishte përgjegjësinë të udhëzonte vajzat e ardhura nga Shqipëria, të cilat më pas dilnin në rrugë të prostituonin.

Ndërkohë, shqiptarët që janë në kërkim, besohet se ndodhen në Shqipëri. Ata udhëtojnë shpesh midis Italisë dhe Shqipërisë, thonë hetuesit, duke shtuar se në vendin e tyre të origjinës kujdesen për aktivitetet e tyre tregtare të ngritura nga paratë e përfituara nga shfrytëzimi i prostitucionit. Rol kryesor në goditjen e këtij grupi kanë luajtur edhe policet femra, të cilat janë afruar me prostitutat dhe kanë krijuar raporte besimi. /tvklan.al

Loading...