Ballina Aktualitet Lajme SHBA-TË RIAFIRMOJNË MBËSHTETJEN PËR MAQEDONINË PËR ANËTARËSIM NË NATO DHE BE

SHBA-TË RIAFIRMOJNË MBËSHTETJEN PËR MAQEDONINË PËR ANËTARËSIM NË NATO DHE BE

Në një komunikatë Shtëpia e Bardhë thotë se Mike Pence Nënpresidenti amerikan përmes një bisede telefonike ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për marrëveshjen me Greqinë.

“SHBA-të riafirmojnë mbështetjen për Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE. Nënkryetari Mike Pence ka lavdëruar lidershipin e Zoran Zaevit, kurajon dhe përkushtimin e tij për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ka ofruar mbështetjen e SHBA-së për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews