Ballina Bota SHBA-të nisin hetimet: Ja kush mund t’i ketë shkaktuar zjarret në Greqi

SHBA-të nisin hetimet: Ja kush mund t’i ketë shkaktuar zjarret në Greqi

Turistët e tmerruar dhe vendasit u dogjën të gjallë pasi u ‘kapën’ nga një bllokim trafiku në përpjekje për t’i iku zjarreve vdekjeprurëse në Greqi, duke bërë kështu që numri i të vdekurve të mbërrijë në 74, shifër që pritet të shtohet.

Zyrtarët grekë kanë kërkuar ndihëmn e dronëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vëzhguar apo hetuar ndonjë aktivitet të dyshimtë, që çoi çuditërisht në ndezjen e 15 vatrave të zjarrit njëkohëshit në tre zona të ndryshme të Athinës – ndoshta kriminelë që synonin të plaçkitnin shtëpitë e vendasve që largoheshin, shkruan “Mail Online”.
Në fshatin bregdetar të Matit, 25 km larg kryeqytetit, flakët përfshinë më shumë se 1 mijë shtëpi dhe dhjetëra makina, ndërsa njerëzit përpiqeshin të largoheshin nga një zjarr që i përfshiu vendin në pak minuta.

Shumë trupa njerëzish u gjetën në rrugë sot të djegur, ndërsa të tjerë që i bënë ballë zjarrit nuk mundën të mbijetonin nga retë e hirit që i asfiksoi. Disa prej tyre mundën të arrinin afër ujit të detit, në pritje të ndihmës mjekësore.

Në një restorant, ekipet e shpëtimit gjetën 26 trupa të djegur, që sipas mediave greke thuhet se ishin familjarë, e madje ishin përqafuar sëbashku në një përpjekje përfundimtare për të mbrojtur veten.

I nxitur nga erëart e forta që arrinin në 65 milje për orë, zjarri më i keq në Greqi gjatë dekadës së fundit shkaktoi tragjedi kombëtare.

Qindra turistë janë evakuuar nga plazhet përgjatë operacioneve të shpëtimit, me 3 gra dhe një fëmijë që u mbytën në det në përpjekje për t’u ikur flakëve.

Një evakuim masiv është duke u zhvilluar me anijet ushtarake, anije private dhe helikopterë të ushtrisë të mobilizuar për të shpëtuar ata që ndodhen në portin e Rafinës, ndërkohë që shumë të tjerë ndodhen ende në det në pritje për t’u shpëtuar.

“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të kontrolluar situatën,” tha kryeministri grek Alexis Tsipras i cili ndërpreu vizitën e tij në Bosnjë. “Është një natë e vështirë për Greqinë”.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në pjesën perëndimore dhe lindore të Atikës, zona më e madhe e Athinës dhe qeveria greke i bëri thirrje BE-së për ndihmë për të luftuar zjarret shkatërruese që kanë lënë 170 të plagosur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews