Ballina Kultura Kinematografi Së shpejti vjen dokumentari ‘I AM PAUL WALKER’ (VIDEO)

Së shpejti vjen dokumentari ‘I AM PAUL WALKER’ (VIDEO)

Aktori i njohur i “Fast and Furious” është kujtuar me një klip nga njerëzit e tij të dashur. Paul Walker vdiq në moshën 40 vjecare nga një aksident me makinë.

Ka dalë vetëm traileri i dokumentarit me intervistat e njerëzve që e njihnin më mirë. Pavarësisht se ishte fotozhenik, vëllai i tij Caleb tregon se Paul nuk e donte jetën e një aktori. “Ai gjithnjë donte të bëhej roje parku, të kishte 28 mijë dollarë në vit dhe të jetonte në shkretëtirë. Kjo ishte ajo që ai donte të bënte”, tha vëllai.

Dokumentari i plotë për aktorin e dashur do të publikohet me 11 gusht. Të gjithë fansat e tij janë në pritje pasi u dëshpëruan nga aksidenti tragjik që pësoi në vitin 2013.

VIDEO bonus:
Loading...