Ballina Sport Rugani i bashkohet Chelsea-t, ja shifra e transferimit

Rugani i bashkohet Chelsea-t, ja shifra e transferimit

Transferimi i Daniele Ruganit në Chelsea për 50 milionë euro është i pashmangshëm, por bashkëlojtari i tij te Juventusi, Gonzalo Higuain, është duke e mbajtur të hapur mundësinë për të kaluar në Milan.

Burime të shumta, përfshrië Sky Sport Italia dhe Sportitalia raportojnë se mbrojtësi Rugani do t’i bashkohet Chelseat dhe mentorit të tij, Maurizio Sarri, në ditët në vazhdim.Rasti i Higuain dallon, sepse sulmuesi argjentinas ka status shumë më të komplikuar në tregun e transferimeve, si dhe dy oferta në tavolinë.

Tuttomercatoweb dhe JuveNews24 raportojnë se Higuain është më i hapur për t’iu bashkuar Milanit se Chelseat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews