Ballina Aktualitet Kosovë REUTERS PËR DEMAÇIN: VDIQ MANDELA I KOSOVËS

REUTERS PËR DEMAÇIN: VDIQ MANDELA I KOSOVËS

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për vdekjen e Adem Demaçit Adem Demaçi një ish-i burgosur politik i njohur për shqiptarët si “Mandela i Kosovës” për rezistencën e tij ndaj sundimit serb, vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare, shkruan Reuters. Demaçi kaloi 28 vjet në burgjet serbe gjatë kohës jugosllave dhe u konsiderua si një simbol për shumicën e shqiptarëve etnikë të Kosovës në luftën e tyre me Jugosllavinë komuniste dhe më vonë me Serbinë për të drejta dhe pavarësi “, raporton Reuters, përcjell rtv21.tv.

Tutje kjo agjenci citon edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin i cili ka shkruar se: është e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës ka ndërruar jetë. Presidenti ka njoftuar tri ditë zie. Pasi u lirua nga burgu në vitin 1990 Demaçi shërbeu deri në vitin 1995 si një aktivist i të drejtave të njeriut, duke raportuar për abuzimet e kryera nën regjimin e Slobodan Millosheviçit.

Ai fitoi çmimin Andrei Sakharov të Parlamentit Evropian për punën e tij për të drejtat e njeriut në vitin 1991. Në fund të viteve 1990 Demaçi ishte kreu i zyrës së përfaqësimit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e cila nisi një luftë guerile, shkruan reuters Kosova u nda nga Serbia në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas një fushate bombardimi të NATO-s, e cila përmbysi forcat serbe dhe përfundoi shtypjen ndaj shqiptarëve etnikë./21Media/

@tn.lajmelokale
@tetovanews