Ballina Sport Refuzoi Romën në sekondën e fundit, Malcom: Ja përse zgjodha Barcelonën

Refuzoi Romën në sekondën e fundit, Malcom: Ja përse zgjodha Barcelonën

Sulmuesi brazilian Malcom është prezantuar te Barcelona.

21-vjeçari dy ditë më parë kompletoi një transferim sensacional te Barcelona edhe pse paraprakisht Bordoaux kishte arritur marrëveshje me Romën.Edhe pse pala franceze zyrtarizoi marrëveshjen me Romën, duke se një telefonatë në momentet e fundit ndryshoi gjithë këtë histori.

Malcom e cilëson transferimin te Barcelona si një ëndërr të realizuar.

“Jam i lumtur që jam këtu. Është ëndërr. Është një sfidë e madhe për mua, shpresoj të kem sa më shumë gëzime”, ka thënë Malcom.

@tn.lajmelokale
@tetovanews