Ballina Lajme Reformat, kyçe për anëtarësim në BE

Reformat, kyçe për anëtarësim në BE

Austria ka vlerësim pozitiv për reformat në Maqedoni dhe me marrjen e kryesisë së Bashkimit Evropian për 6 muajt e ardhshëm, dukshëm do ta ndihmojë vendin në rrugën e eurointgrimeve. Duke e prezantuar programin dhe prioritetet e shtetit të saj për kohën që do të kryesojë Këshillin e BE-së, Ambasadorja e Austrisë në Maqeodni, Renate Kobler tha që Maqedonia është afër BE-së më shumë se që ka qenë ndonjëherë më parë.

Ju asnjëherë nuk keni qenë më afër Bashkimit Evropian se sa që jeni tani. Ne sigurisht e dimë dhe kemi dëgjuar se vendi juaj ka punuar shumë gjatë kësaj periudhe 1 vjeçare. Dua të ju siguroj se perspektiva e qartë evropiane e Ballkanit Perëndimorë dhe rruga juaj e pastër Evropiane, janë një ndër prioritetet kryesorë të Austrisë. Sfida tona të përbashkëta do të jenë, pasojat nga konfliktet e armatosura, vala e migrimit, ndryshimet klimatike, terrorizmi dhe radikalizmi – tha Renate Kolber, Ambasadore e Austrisë në RM.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani konsideron se Austria është mbështetëse e fuqishme e vendeve të rajonit dhe Maqedonisë në realizimin e qëllimeve të tyre strategjike që të bëhen pjesë e BE-së.

Austrinë e ndjejmë si një mike dhe mbështetëse të fuqishme në prioritetet e së cilës vendet e Evropës juglindore apo Ballkani perëndimorë, zë vendin qendrorë. Kjo është një nxitje e fuqishme për ne që të vazhdojmë lëvizjen pozitiv të reformave, të çojmë përpara dialogun politik, dhe së bashku të rrugëtojmë deri në çeljen e negociatave në qershor të vitit 2019. Prandaj them se me Austrinë jemi më të fuqishëm për kapërcimin e të gjithë sfidave – u shpreh Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

Prezantimi i programit dhe prioriteteve për punën e Kryesisë së Austrisë me Këshillin e Bashkimit Evropian u bë në Komisionin për Çështje Evropiane, ku munguan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Koordinatorët e grupeve parlamentare njëzëri falënderuan Austrinë për partneritetin dhe mbështetjen dhe u zotuan se do të angazhohen që bashkërisht të kontribuojnë në procesin euro integrues të vendit./am/

VIDEO bonus:
Loading...