Ballina Sport Real Madrid: Nuk kemi ofruar 310 milionë euro për Neymarin

Real Madrid: Nuk kemi ofruar 310 milionë euro për Neymarin

Real Madrid i ka ofruar PSG rreth 310 milionë euro për shërbimet e yllit brazilian, Neymar Jr.Ky është lajmi që ka qarkulluar në televizionin publik spanjoll, TVE, i cili është bazuar në burimet brenda klubit madridlen, shkruan GazetaBlic.Por, ka qenë i menjëhershëm reagimi i klubit spanjoll përmes një deklarate për media që demanton lajmin rreth transferimit të sulmuesit të ekipit francez.

“Duke pasur parasysh informatat e lëshuara sonte nga TVE mbi një ofertë të supozuar të Real Madridit për Neymarin, Real Madrid CF konfirmon se ky informacion është tërësisht i rremë”.
“Real Madrid nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të PSG-së apo lojtarit. Real Madrid është i befasuar që televizioni publik spanjoll ka qenë në gjendje të transmetojë informacion absolutisht të rremë pa na kontaktuar ndonjërën nga palët e përfshira në mënyrë që të mos përgënjeshtrohet informacioni”, shkruan në njoftimin e madrilenëve.

Theksojmë se TVE kishte transmetuar lajmin se Los Blancos kishin arritur marrëveshje shtatëvjeçare me lojtarin për një pagë vjetore prej 45 milionë eurove.
/GazetaBlic/

@tn.lajmelokale
@tetovanews