Ballina Argëtim Showbiz Prezantuesi i njohur ikën nga Top Channel

Prezantuesi i njohur ikën nga Top Channel

Sezoni i ri televiziv duket se do të sjellë shumë ndryshime në ekranin e “Top Channel”. Pas lajmit se Juli Krisafi nuk do të jetë më në “Pasdite”, duke ia kaluar stafetën një tjetër figure të dashur brenda televizionit si Bieta Sulo, u mësua edhe një tjetër lajm. Eduart Manushi, nuk do të jetë më në drejtimin e “Procesit Sportiv” me rinisjen e sezonit.

Pas një dekade në drejtimin e programit shumë të ndjekur sportiv, Manushi jep lajmin në mbylljen e “Top Arena”, programit që iu kushtua botërorit duke thënë se rrugëtimit të tij me programet sportive i ka ardhur fundit, shkruan revistawho. “Është momenti t’ia lëmë stafetën brezit të ri”, – ka thënë Manushi, duke mos bërë të ditur nëse do të vazhdojë apo jo në ekran me ndonjë format tjetër. Për këtë do të na duhet të presim. Në fillim të këtij sezoni Manushi mbeti vetëm në drejtimin e “Procesit Sportiv” pas largimit të Marina Vjollcës drejt “TV Klan”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews