Ballina Sport Premtimet e çuditshme të francezëve para Botërorit nëse do fitonin Kupën. Tani...

Premtimet e çuditshme të francezëve para Botërorit nëse do fitonin Kupën. Tani duhet t’i mbajnë

Futbollistët e përfaqësueses franceze duhet të bëhen gati, pasi shumë shpejt janë të detyruar të mbajnë premtimet që kanë bërë para Botërorit.

Disa muaj më parë, kur po luhej një miqësore, futbollistët u intervistuan nga mediat franceze dhe disa prej tyre bënë premtime të bujshme nëse në verë do të ktheheshin në shtëpi me Kupën.Franca fitoi finalen dhe disa prej lojtarëve tashmë duhet të mendojnë se si të mbajnë premtimet, pasi për emra si Matuidi apo Rami, plotësimi i tyre nuk do të jetë aspak i lehtë.

Premtimet e lojtarëve

Matuidi: Nëse fitojmë Kupën e Botës do të bëj Paris-Torino me biçikletë (776 km)

Giroud: Nëse fitojmë ne, atëherë premtoj se do të qethem në zero

Lemar: Nëse fiton Franca atëherë do të bëj një ngjyrosje të çmendur flokësh

Rami: Nëse fitojmë, do të dueloj ndaj Tedi Riner (kampion bote për 10 vite në xhudo)

Loris: Nëse fitojmë, do të bëj xhiron e lokaleve në të gjithë Nicën

Toliso: Nëse fitojmë, do të bëj tatuazh Kupën e Botës në krah

Fekir: Nëse fitojmë, do të qeth kokën në zero

@tn.lajmelokale
@tetovanews