Ballina Bota Prag lufte? Ndërhyrja ushtarake në Iran mund të jetë e pashmangshme…

Prag lufte? Ndërhyrja ushtarake në Iran mund të jetë e pashmangshme…

Zyrtarë të administratës Trump deklarojnë se ndërhyrja ushtarake në Iran mund të jetë një opsion i pashmangshëm. Deklaratat vijnë pas sulmeve ndaj naftëmbajtësve saudite nga rebelët iranianë.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë sqaruan se ndërhyrja do të ndërmerrej nga forcat aleate amerikane, si Arabia Saudite dhe jo drejtpërdrejt nga trupat amerikane. I njëjti burim tha se çdo përpjekje afatgjatë do të kërkonte përfshirjen e kombeve të tjera.

Deklaratat e cituara nga CNN, erdhën vetëm pak ditë pasi rebelët sulmuan naftëmbajtëset që udhëtonin nëpërmjet ngushticës Bab al-Mandab për në Detin e Kuq.

Kjo rrugë detare është një prej më të përdorurat në botë.

Liderët iranianë kanë kërcënuar gjithashtu me mbylljen e rrugës së ngushticës së Hormuzit, nëpërmjet të cilës kalon 1 e treta e ngarkesave me naftë në botë nga Gjiri Persik.
Më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis deklaroi se SHBA është e vendosur për të mbajtur të hapura të gjitha rrugët ndërkombëtare të transportit.

Marris theksoi se Irani ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës së Hormuz dhe se në të shkruarën Teherani është përpjekur që të pengojë ngarkesa dhe është përballur menjëherë me përgjigje ushtarake ndërkombëtare.

Mbrojtja amerikane tha gjithashtu se Pentagoni do të vijojë të punojë me Arabinë Saudite, Bahrain dhe UAE në mënyrë që të zvogëlojë sa më shumë influencën e Teheranit në rajon.

Tensionet mes SHBA dhe Iranit arritën kulmin ditët e fundit, pasi një zyrtar iranian deklaroi se nëse Amerikane nis një luftë, “Irani do t’i jepte fund”./tvklan.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews