Ballina Bota Poroshenko kundër Pavarësisë së Kosovës

Poroshenko kundër Pavarësisë së Kosovës

Përkundër faktit se Serbia është më e afërt me Rusinë se me Ukrainën, presidenti Petro Porosenko ka arritur nga Kievi në Beograd. Gjatë vizitës u ka premtuar serbëve se nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Homologu serb, Aleksandër Vuçiç, i ka uruar që të gjitha problemet e këtij shteti edhe në konfliktet territoriale të zgjidhën me dialog.

Petro Porosenko, president i Ukrainës: Dua të them qartë se e respektojmë dhe i japim rëndësi integritetit teritorial të Serbisë. Nuk e kemi njohur Kosovën dhe qëndrimi ynë është një zgjidhje e kompromisit duke respektuar interesat e Serbisë.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Shpresojmë se problemet në Ukrainë të zgjidhen në paqe duke respektuar marrëveshjet e Minskut dhe e shohim OSBE si faktor për paqe. Presidenti Porosenko na ka uruar të arrijmë kompromis me shqiptarët duke theksuar se Ukrina ka qenë në anën e suverenitetit të Serbisë.

Serbia kishte mbajtur qëndrim neutral sa i përket Ukrainës, por duke refuzuar që të ndjek masat e sanksioneve të Bashkimit Evropian për Moskën pavarësisht se kjo ishte përmendur si temë në shumë takime ndërkombëtare./klan/

@tn.lajmelokale
@tetovanews