Ballina Aktualitet Lajme POLICIA FINANCIARE PARALAJMËRON HETIME PËR ZYRTARË QË KANË MANIPULUAR PARATË E SHTETIT...

POLICIA FINANCIARE PARALAJMËRON HETIME PËR ZYRTARË QË KANË MANIPULUAR PARATË E SHTETIT (VIDEO)

Ish funksionarë dhe biznesmenë nga Maqedonia kanë larë shuma të mëdha të parave nga buxheti i shtetit nëpërmjet disa rrjeteve të kompanive offshor, duke derdhur para të majme jashtë shtetit. Kështu ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muarremi. Sipas tij, procedurat do të dëshmojnë ndërsa fajtorët do të përgjigjen. Drejtori Muarremi tha se toleranca ndaj korrupsionit do të jetë zero.

ARAFAT MUARREMI, DREJTOR I POLICISË FINANCIARE
“Nga dita kur kam marë këtë pozitë, unë si drejtor i Policisë Financiare kam zero tolerancë për krim të organizuar dhe korrupsion. Po punojmë të spastrojmë këtë lloj të krimit, pa dallim nëse është bërë nga ish apo nga funksionarë të tashëm. Kemi raste të cilat po i udhëheqim, ku janë të involvuar funksionarë të tashëm. Dmth nuk kam asnjë presion në drejtori. Presion ka, por për t’u zbardhur krimi, tjetër presion nuk ka deri tani”.

I pyetur se a ka hetime të tjera që ky institucion do t’i hap për opinionin, përveç rastit me urën “Syri” nga projekti “Shkupi 2014”, drejtori i Policisë Financiare Arafat Muarremi nënvizoi se kanë kompetenca për të hetuar për të gjithë funksionarët që dyshohen për raste korruptive në vend.

ARAFAT MUARREMI, DREJTORI I POLICISË FINANCIARE
“Është fakt se kohëve të fundit Drejtoria e Policisë Financiare e jep angazhimin e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe financiar dhe është e orientuar për ndjekjen e veprave penale të cilat dalin nga keqpërdorimet e personaliteteve publike, repsektivisht funksionarët të cilët kanë obligim të japin llogari për punën e tyre para qytetarëve. Rasti i fundit që ndodhi në drejtori është ura “Syri”. Raste të tilla së shpejti do të ketë edhe të tjera dhe do të jenë më interesante nga ajo që u tha publikisht në konferencën për media të drejtorisë”.

Drejtori Muarremi tha se interesante do të jenë shumat të cilat janë keqpërdorur nga paratë e buxhetit të shtetit, e të cilat do të jenë shumë më të mëdha nga ata që janë përmendur për urën “Syri”.  Mefail Ismaili /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews