Ballina Sport Pogba kalon presionin e finales nga ana e kroatëve

Pogba kalon presionin e finales nga ana e kroatëve

Paul Pogba ka folur para finales ndaj Kroacisë. Francezi ka hequr presionin, duke thënë që Franca nuk është favorite.

“Kroacia nuk ka asnjë trofe, ata e duan një të tillë. Ata kanë bërë shumë mirë dhe duan fitoren, njëlloj si ne. Por as unë nuk kam një trofe. Është një yll në fanellë, por nuk e kam fituar unë”, deklaroi Pogba. “Ne duam të futemi në fushë për të fituar një yll, të gjithë lojtarët. Do të jetë një finale e Kupës së Botës, një ndeshje madhështore dhe e vështirë. Janë dy skuadra dhe një trofe.

Ata kanë luajtur 90 minuta më shumë se ne. Nuk di nëse është një dizavantazh për ata, apo nëse ata duan të dëshmojnë se mund të fitojnë akoma edhe më shumë.

Sipas meje, ne nuk jemi favoritë. Nuk i kemi harruar dyshimet mbi ne, në fillim të kompeticionit, për aftësinë tonë për të luajtur bashkë. Nuk kemi bërë akoma asgjë”, shtoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews