Ballina Sport Pjesa e parë dërgon Anglinë në finale, Kroacia ka edhe 45 minuta...

Pjesa e parë dërgon Anglinë në finale, Kroacia ka edhe 45 minuta shpresë

Në “Luzhniki Stadium” po luhet mbrëmjen e sotme gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës “Rusi 2018”, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal 1-0 të anglezëve.Që në minutën e pestë zhbllokohet rezultati. Tripier ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi dhe kalon Anglinë në avantazh.

Kroatët hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit. Në një aksion është Rebic që gjuan me të majtën, por Pickford shpëton kuadratin e tij.

Deri në fund të pjesës së parë rezultati nuk ndryshon dhe Anglia është pranë finales, edhe pse janë 45 minuta të tjera për t’u luajtur.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...