Ballina Bota Pekini dhe Londra marrëveshje për tregtinë e lirë pas Brexit

Pekini dhe Londra marrëveshje për tregtinë e lirë pas Brexit

Kina dhe Britania e Madhe parashikojnë hapjen e diskutimeve në kuadër të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes dy vendeve pas daljes së Londrës nga BE, deklaroi sot në Pekin kreu i diplomacisë britanike.

Jeremy Hunt rezervoi në Kinë vizitën e parë jashtë Europës, pas emërimit të tij në fillim të korrikut nga Theresa May në vend të Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve me kryeministrin për strategjinë e tij për Brexit.

Në një konferencë shtypi me homologun kinez, Wang Yi, Hunt raportoi se Pekini kishte sugjeruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë e Madhe, ndërkohë që vendi do të largohet nga BE, në fund të marsit 2019.

“Ne kemi diskutuar për ofertën e bërë nga Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi për hapjen e një diskutimi për një marrëveshje të mundshme të tregtisë së lirë mes Britanisë së Madhe dhe Kinës pas Brexit”, deklaroi Hunt.

“Ne e mirëpresin dhe do ta shikojmë si mundësi”, theksoi ai.

Gjatë një vizite në Pekin në fillim të vitit, kryeministrja Theresa May kishte përmendur një përshpejtim të diskutimeve për të hequr barrierat tregtare mes dy vendeve.

Kinezët dhe britanikët kanë shpallur këto vitet e fundit një epokë të artë për marrëdhëniet e tyre, që u shënuan në vitin 2015 me një vizitë shtetërore të presidentit, Xi Jinping në Britaninë e Madhe, gjatë të cilës ai ai u prit me shumë pompozitet nga mbretëresha Elizabeth II.

@tn.lajmelokale
@tetovanews