Ballina Sport Pas penalltive, Man.United mposht Milanin (VIDEO)

Pas penalltive, Man.United mposht Milanin (VIDEO)

Manchester Unitedi mori fitoren e parë përballë Milanit në turneun miqësor “International Champions Cup” pasi e mposhti Milanin përmes penalltive 9-8.

Rezultati i kohës së rregullt përfundoi me rezultatin 1-1 me golat e Alexis Sanches në minutën e 12’ dhe Susos.Por nga pika e bardhë e penalltive ishin britanikët që u treguan më të saktë duke mposhtur 9-8 të besuarit e Gattusos.

Milani në ndeshjen e radhës parasezonale do të takohet me Tottenhamin më 1 gusht, ndërsa Manchester Unitedi do të luajë kundër Liverpoolit më 28 korrik.

@tn.lajmelokale
@tetovanews