Ballina Sport Pas eliminimit nga Botërori, Valon Berhami jep këtë lajm për tifozët

Pas eliminimit nga Botërori, Valon Berhami jep këtë lajm për tifozët

Pas eliminimit të Zvicrës nga Suedia ka reaguar dhe Valon Behrami.

Shqiptari që e kishte ndarë mendjen se do të largohej nga Kombëtarja zvicerane pas Botërorit duket se tani ka ndryshuar mendje.

“Si sportist jam shumë i zhgënjyer nga eliminimi, por vazhdoj të jem krenar. Dal nga ky Botëror me kokën lart. Suedezët na kanë treguar se kemi limitet tona. Por këtë unë e interpretoj si një objektiv të ri për t’u arritur. A do largohem? Jo, unë dua të vazhdoj. Unë kam ende motivim të madh në mendjen time, shpresoj që kështu të jetë edhe fizikisht.

Pse ndryshova mendje? Në ditët e fundit u ndjeva mirë këtu në ekip. Ndjej se mund t’i jap përsëri kësaj skuadre. Dështimet në Botëror? Tani jam bërë si tip eksperti…”, tha duke qeshur mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews