Ballina Sport Pamje të rralla: Para 28 viteve Modriq ishte bari i dhive, nesër...

Pamje të rralla: Para 28 viteve Modriq ishte bari i dhive, nesër e udhëheq Kroacinë në finale të Botërorit (VIDEO)

Janë publikuar disa pamje të rralla të kapitenit të Kroacisë, Luka Modriq, kur ishte vetëm pesëvjeçar.

Modriq do të jetë kapiten i Kroacisë në finalen e parë historike të saj në Kupën e Botës të dielën kundër Francës. Ai do ta organizojë mesfushën kroate, por para 28 viteve ruajtja e dhive në bjeshkën Velebit ishte detyra e tij më e vështirë.

Pavle Balenovic e kapi Modricin në kamerën e tij teksa po e xhironte një dokumentar për kafshët e egra në mesin e viteve 1989 dhe 1990, por vetëm tani e ka kuptuar se në videot e tij ishte një fëmijë që sot është superyll në ekipin e Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

“Familja Modric ishte shumë e mirë, njerëz këndshëm. I vizitoja sa herë që shkoja për të xhiruar për kafshët e egra në bjeshkë. Mora pamje të mikut tim dhe të birit të tij teksa po i mblidhnin dhitë teksa e xhiroja dokumentarin për kafshët e egra. Ndodhi më 1990, pak para se lufta ta shkatërronte shtëpinë e tyre. Para pak vitesh zbulova se kush ishte djaloshi i vogël që po i mblidhte dhitë me të atin në episodin tim. Ai djalosh u bë futbollist i famshëm kroat – Luka Modric”, ka shkruar Pavle, përcjell Express.

Ai ka thënë se Modric nuk i ka parë këto pamje, pasi ato janë publikuar për herë të parë tash së fundmi.

“Ai nuk i ka parë këto pamje (të bëra më 1989-90) sepse kjo është hera e parë që publikohen”, tregoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews