Ballina Sport Osmani: ”Shkëndija është gati për skuadrën e TNS”

Osmani: ”Shkëndija është gati për skuadrën e TNS”

Skuadra e Shkëndijës, të martën do të nis eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe në raundin e parë, do të përballet me kampionin aktual të Uellsit, skuadrën e Nju Sejnts (The New Saints). Trajneri Qatip Osmani beson se skuadra tetovare është gati për këtë përballje, posaqërisht në saje të përgatitjeve dhe ndeshjeve miqësore të zhvilluara në Slloveni.

Qatip Osmani, trajner i KF Shkëndija

“Rezultatet që i arritëm gjatë përgatitjeve na japin shpresë që Shkëndija është e gatshme për këtë ndeshje. ….Sigurisht se na vjen keq për një lojtarë siç është Buba Hasani dhe jemi të vetëdijshëm se do të jetë vështirë të zvëndësohet ai si kualitet , por megjithatë me ndeshjet e zhvilluara në Slloveni arritëm loja kualitetive me rezultate të mira, ashtu që përsëris se Shkëndija është e gatshme për lojën e nesërme…..

Trajneri Osmani ka vetëm një dilemë rreth 11 së parë të skuadrës tetovare, ndërsa kërkon fitore pa pranuar gol.

Qatip Osmani, trajner i KF Shkëndija

“Diksutabil është vetëm Besart Ibraimi, ka një lëndim të lehtë……Shkëndija për çdo kundërshtarë ka respekt , pa marë parasysh se për cilin bëhet fjalë. ….është me rëndësi mos të pranojmë gol. Sigurisht se dëshirojmë që të fitojmë me diferencë sa më të madhe, por me një ose dy gola diferenë do të isha I kënaqur.

Kapiteni i Shkëndijës, me largimin e Ferhan Hasanit, tani është Armend Alimi, i cili paralajmëroi se skuadra e Uellsit është një oponentë i vështirë.

Armend Alimi, kapiten i KF Shkëndija

“Mendojë se na pret një ndeshje e vështirë . Kemi zhvilluar përgatitje të mira në Slloveni. Mendojë se me ndeshjet që kemi zhvulluar në Slloveni , kemi arritur formën maksimale dhe jem të motivuar sa më mirë të hyjëm në këtë ndeshje.”

Edhe pse sfida do të zhvillohet në terminin e gjysmëfinales të Botërorit “Rusi 2018” , drejtuesit e skuadrës tetovare presin që Shkëndija të ketë përkrahje të plotë nga tifozët në stadiumin “Filipi i Dytë”. Biletat nga 200, 400 dhe 600 denarë janë në shitje për sfidën mes Shkëndijës dhe TNS-së, e cila do të zhvillohet të martën në orën 20.15, ndërsa do të drejtohet nga arbitri kryesor Timoteos Kristofi nga Qipro.

@tn.lajmelokale
@tetovanews