Ballina Sport Osmani: Jemi gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Osmani: Jemi gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Pas kthimit nga Sllovenia, kampioni aktual i vendit Shkëndija, ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian kundër uellsianëve të TNS-së. Trajneri Qatip Osmani thotë se futbollistët e tij janë të gatshëm për dy ndeshjet, përmes së cilave Shkëndija, kualifikimin në raundin e dytë eliminator të kampionëve.

Rezultatet e fundit në lojërat miqësore tregojnë se Shkëndija, është përgatitur. Unë si trajner bashkë më stafin teknik mendojmë se Shkëndija, është e gatshme për lojën e parë për kualifikimet e Ligës së Kampionëve. – thotë trajneri Osmani.

Ndeshja e parë eliminatore Shkëndija – TNS, do të zhvillohet të martën me fillim në orën 20:15, në arena “Filipi Dytë” në Shkup. Sipas paralajmërimeve “kuqezinjtë” në kryeqendër do të zbarkojnë të hënën. (S.V.A)

@tn.lajmelokale
@tetovanews