Ballina Sport Nuk dëshiron të rikthehet te Reali, James: Jam i lumtur te Bayerni

Nuk dëshiron të rikthehet te Reali, James: Jam i lumtur te Bayerni

Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez thotë se është i lumtur në Bayern Munich.

Kapiteni i Kolumbisë është në mes të rrugës së huazimit edhe për një sezon te bavarezët, apo rikthimit te klubi që posedon kartonin e tij, Real Madridit.Por, duket se futbollisti dëshrion të mbetet ende te kampioni gjerman së paku edhe për një sezon.

“Jam ende në Bayern, kam pasur një sezon spektakolar dhe jam shumë i lumtur”, tha James.
I pyetur rreth fushatës së Kolumbisë për Kampionatin Botëror, James e pranon se përfundoi me zhgënjim.

“Kundër Anglisë ne luajtëm një lojë të mirë, por që ishte e vështirë. Në një ndeshjet të tillë pësova edhe lëndim që më la jashtë fushës së blertë”.

“Unë mund të them gjëra në TV, por kur të fitosh, duhet të jesh mbi të. Nuk mund ta fajësojmë gjyqtarin, kemi humbur në fund me penallti, që është fat”, tha lojtari.

Ndryshe, Bayerni ka të drejt blerje për 45 milionë euro të lojtarit pas dy vjet huazimi, e cila gjë i kushton dhjetë milionë euro në sezon. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews