Ballina Aktualitet Lajme Niseni mëngjesin sot me petulla të mbushura me reçel

Niseni mëngjesin sot me petulla të mbushura me reçel

Për të gatuar petullat e mbushura me reçel na duhen këto përbërës:

Gjysmë filxhani sheqer pluhur.

Gjysmë luge çaji kanellë

4 filxhanë reçel qershie

5 lugë çaji, sodë buke

4 filxhanë miell

3 kokrra vezë

3 filxhanë qumësht

5 lugë çaji, gjalp të shkrirë

Vanilje dhe kripë

Përgatitja

Në një tas përzijeni sheqerin pluhur dhe kanellën. Hidheni miellin, sodën e bukës dhe pak kripë në një tas dhe përziejini mirë më njëra – tjetrën. Në një tas tjetër miksojini bashkë vezët, qumështin dhe vaniljen. Miellit shtojini përzierjen e vezëve deri të krijohet një masë e njëtrajtshme.

Lyejeni tiganin me gjalp përpara se të filloni të skuqni petullat. Me një lugë druri hidhni petullat në tigan dhe lërini të skuqen derisa të marrin ngjyrë. Pasi ti keni hequr mbushini ato me reçelin e qershisë. Në fund, sipas dëshirës, mund të shtoni sheqerin pluhur dhe kanellën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews