Ballina Sport Nis sezoni për klubet e mëdha, Dortmundi thyen kampionët e Anglisë (VIDEO)

Nis sezoni për klubet e mëdha, Dortmundi thyen kampionët e Anglisë (VIDEO)

Është zhvilluar në Chicago ndeshja e parë e “International Champions Cup 2018”, mes Dortmundit e Manchester City-t e mbyllur me fitoren e gjermanëve.Goli i vetëm i kësaj ndeshje është shënuar në minutën e 28 të pjesës së parë, kur Gotze ktheu në gol një 11-metërsh.

Me mungesa të shumta, por me një emër të ri në skuadër si Mahrez, kampionët e Anglisë nuk mundën të merrnin të paktën një barazim nga ky takim, ku duhet theksuar fakti se Dortmundi zbriti në fushën e lojës me një formacion më të mirë, duke pasur në lojë disa nga lojtarët që pritet të jenë titullar këtë sezon.

Në këtë turne vere marrin pjesë skuadrat më në zë të futbollit, si Reali i Madridit, Barcelona, Bayern München, Juventus, Roma, Inter, Milan e PSG./Tch/

@tn.lajmelokale
@tetovanews