Ballina Aktualitet Rajoni Nga nesër i nxehti afrikan pushton Shqipërinë, ja sa do të shkojnë...

Nga nesër i nxehti afrikan pushton Shqipërinë, ja sa do të shkojnë temperaturat

Java e parë e gushtit do të sjellë temperatura të larta në territorin shqiptar ku gjatë orëve të mesditës vlerat termike do të variojnë nga 30 deri në 36°C në zonat malore (maksimumet në Verilindje) ndërsa temperatura mbi 36°C thuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore.

Sipas Meteoalb, në zona specifike, pritet që temperaturat të ngjiten në 39°C (Shkodra, Berat dhe rrethinat e tyre).Përsa i përket shirave, parashikohet që 10-ditëshi i parë të jetë kryesisht i thatë, shirat më të pranishëm në formën e stuhive të izoluara në zonat malore ndërsa në dt. 2 – 3 gusht rrebeshe afatshkurtra rrezikojnë zonat Qendrore dhe Jugore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews