Ballina Sport Nga Diouf te Rivaldo… 10 blerjet që dështuan pas Kupës së Botës

Nga Diouf te Rivaldo… 10 blerjet që dështuan pas Kupës së Botës

Kupa e Botës është evenimenti më i rëndësishëm në futboll.

Shumë lojtarë ëndërrojnë pjesëmarrjen atje me kombin e tyre, dhe ata që e arrijnë bëjnë maksimumin për të shkuar sa më lartë. Nuk janë të paktë lojtarët që janë larguar si yje nga Kupa e Botës, gjë që ka shtyrë shumë skuadra të ‘luftojnë’ për transferimin e tyre.

Për fatin e keq të tyre, këto transferime nuk kanë dalë të jenë të duhurat, pasi këta lojtarë nuk kanë arritur të tregojnë te ato klube as gjysmën e asaj nga Kupa e Botës.

Njëri prej tyre është edhe El Hadji Diouf, që bëri shumë bujë me Senegalin në Kupën e Botës në vitin 2002, por pamë krejt tjetër lojtar kur atë verë kaloi te Liverpooli.

‘Calciomercato’ ka bërë një listë të lojtarëve që kanë shkëlqyer në Kupën e Botës, por jo edhe te skuadrat që janë transferuar pastaj:

Papa Bouba Diop – Lens

Guivarc’h – Newcastle United

Khalilou Fadiga – Inter

Oleg Salenko – Valencia

Denilson – Betis

Asamoah Gyan – Sunderland

Rivaldo – Milan

Kleberson – Manchester United

El Hadij Diouf – Liverpool

James Rodriguez – Real Madrid

@tn.lajmelokale
@tetovanews