Ballina Teknologji Netflix arrin 130 milionë abonentë në mbarë botën

Netflix arrin 130 milionë abonentë në mbarë botën

Rrjeti global televiziv i internetit Netflix ka rritur në 130 milionë numrin e abonentëve në mbarë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Netflix ka publikuar të dhënat e bilancit në lidhje me çerekun e dytë të vitit 2018.

Sipas kësaj të ardhurat për çerekun e dytë të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë rritur për 40,7 për qind dhe ka arritur në 3,91 miliardë dollarë. Të ardhurat e kompanisë për periudhën prill-qershor të vitit të kaluar ishin 2,78 miliardë dollarë.

Në çerekun e dytë të vitit të kaluar, përfitimi neto i Netflix-it ishte 65,6 milionë dollarë, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti u rrit në 384 milionë dollarë.

Në fund të çerekut të dytë numri gjithsej i abonentëve të Netflix-it në gjithë botën arriti në 130,1 milionë.

Numri i abonentëve të Netflix-it në SHBA është 72,7 milionë ndërsa në shtetet tjera 57,4 milionë. Mirëpo, në bilancin e çerekut të parë të këtij viti ishte synuar që në fund të çerekut të dytë, kompania të ketë gjithsej 131 milionë abonentë. Pasi numri i abonentëve mbeti në nivel më të ulët nga ajo që synohej u vërejt edhe rënie në aksionet e Netflix-it.

@tn.lajmelokale
@tetovanews